Sallahu: PZAP-ja vendosi për legjitimim dhe legalizim të keqpërdorimeve të votave me postë

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se me refuzimin e ankesës së Vetëvendosjes për përsëritje të votimit me postë, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka vendosur për legjitimim dhe legalizim të keqpërdorimeve të votave me postë.
Sipas tij PZAP-ja, ka dështuar të merret me thelbin e ankesës së LVV-së, “duke i ikur kështu përgjegjësisë ligjore në trajtim të fakteve dhe provave të paraqitura”.
Postimi i plotë:
PZAP, ka dështuar të merret me thelbin e ankesës sonë, duke i ikur kështu përgjegjësisë ligjore në trajtim të fakteve dhe provave të paraqitura nga Lëvizja VETËVENDOSJE!
PZAP nuk ka bërë hetime administrative të asnjë kutie të votimit edhe pse janë paraqitur me qindra mostra te provave se manipulimet e votave me postë në mënyrë industriale kanë ndodhur.
PZAP vendosi për legjitimim dhe legalizim të keqpërdorimeve të votave me postë, të orkestruar nga LDK dhe udhëheqja e saj. Shpresojmë se Gjykata Supreme nuk do të bie pre e papërgjegjësisë, joprofesionalizimit dhe ndikimit politik që PZAP ka pasur nga akterë politik dhe parapolitik.