75 Mall Live Search
07:40 / E Enjte, 20 Mars 2025 / MSH

Sot do të përmbyllen dy programe të FMN-së, në Kosovë

Sot mbahet konferencën e përbashkët për media, e cila organizohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Banka Qendrore e Kosovës dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Gjatë konferencës, do të shënohet përmbyllja e suksesshme e Programit të aranzhimit për gatishmëri (SBA) për Kosovë, në shumë prej 100 milionë eurosh, si dhe aranzhmani “Resilience and Sustainability Facility”, në shumë prej rreth 80 milionë eurosh.

Në konferencë, me fjalë rasti do të drejtohen ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, si dhe kreu i Misionit të FMN-së në Kosovë, David Amaglobeli.