Mot me diell, temperaturat arrijnë në 16 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius.
Ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit e lehtë deri mesatare”, njofton IHMK.