75 Mall Live Search
09:18 / E Enjte, 20 Mars 2025 / mp

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e të dyshuares

Policia po kërkrkon bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar për veprën shpërdorim i pasurisë së huaj.

Njësiti Hetimeve ië stacionit të Lipjanit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

E dyshuara kërkohet për veprën: Shpërdorim i pasurisë së huaj.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të së dyshuarës apo vendodhjes së saj kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.