75 Mall Live Search
10:48 / E Enjte, 20 Mars 2025 / A. M.

Djemtë rrahin nënat e tyre në Ferizaj dhe Pejë, i bëjnë për spital, arrestohen nga policia

Dy rrahje të nënave nga djemtë e tyre u evidentuan në raportin e Policisë së Kosovës. Njëri rast në Komunën e Ferizajt dhe tjetri në Komunën e Pejës.

 “Lëndim i lehtë trupor trupor dhunë në familje – Ferizaj  19.3.2025 – 16:00.  Është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje në familje, është sulmuar fizikisht nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar.  Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

“Dhunë në familje – Pejë 19.3.2025 – 11:00.  Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga djali i saj. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa  i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.