Merr fund sezoni për Paulo Dybalan, do i nënshtrohet një operacioni

Futbollisti i Kombëtares së Argjentinës, Paulo Dybala, e ka humbur sezonin aktual.
31-vjeçari ka një lëndim muskolar dhe sipas gazetarit, Fabrizio Romano, ai do t’i nënshtrohet një operacioni ditëve në vijim, shkruan Indeksonline
Dybala po kalonte momente fantastike me Romën, sidomos pas ardhjes së trajnerit, Claudio Ranieri.
Gjatë këtij edicioni në Serien A, Dybala ka zhvilluar 24 ndeshje, ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë katër asiste./Indeksonline/
🚨🇦🇷 Paulo Dybala’s season, expected to be over after suffering serious muscle injury.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 20, 2025
Dybala will undergo surgery in the next days with AS Roma staff to proceed soon. pic.twitter.com/jWMmH3at5y