De La Fuente e lë në tribuna Raul Asencion për ndeshjen e sotshme

Kombëtrja e Spanjës sonte luan ndeshjen e parë çerekfinale në UEFA Nations League ndaj Holandës.
Trajneri De La Fuente ka befasuar të gjithë tifozet me vendimin e fundit. Ai pritet që ta lërë në tribuna mbrojtësin e Real Madridit, Raul Asencio, shkruan Indeksonline
Asencio u ftua për herë të parë te Kombëtarja e Spanjës dhe kjo erdhi falë paraqitjeve fantastike me fanellën e klubit mbretëror.
Por, siç duket për trajnerin De La Fuente, Asencio ende nuk është gati për të zënë vendin në formacionin startues.
Ndeshja mes Holandës dhe Spanjës zhvillohet sonte nga ora 20:45./Indeksonline/