“Kurdisje” e tenderit në Mitrovicën Veriore, dyshime lidhur me specifikat

Komuna e Mitrovicës Veriore e udhëhequr nga Erden Atiq ka hapur tender për rregullimin e rrugëve “Xhon Kenedi”,”Tanasho Rajq”, “Vasilije Ostrovski”, “Filip Vishnjiq” në Mitrovicën Veriore.
Në dosjen e tenderit të publikuar në platformën elektronike E-prokurimi shihet se si janë rregulluar qartë specifikat, duke “kurdisur” projektin për një kompani.
Për një projekt të tillë nevojitet një afat më i gjatë sesa parashikimi në dosje të këtij tenderi.
Objekti i kontratës është i ndarë në 1 pjesë (lote), tenderuesi mund të paraqesë tender për vetëm një pjesë loti është shënuar në specifikacionin teknik.
Vlera e parashikuar e pagesës është 244 mijë euro dhe se pagesa është planifikuar të bëhet 200 mijë euro për vitin 2025, 44 mijë euro për vitin 2026. Kontradiktore duket të jetë afati kur duhet të përfundoië projekti dhe shumë e çudithsme për një afat prej 5 muajsh duhet të përfundojë kontrata e cila parashihet të lidhet muajin tjetër.

Ajo çka bie në sy janë kërkesa të shumta me dëshmitë e dokumenteve që duket t’i ketë kompania, siç janë certifikata të ISO standarde disa sosh./Indeksonline/


