75 Mall Live Search
22:41 / E Enjte, 20 Mars 2025 / Gj. Sh

Kroacia edhe me ”pleq” e mposht Francën e Mbappes

Kroacia e ka mposhtur Francën në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kombeve.

Kombëtarja kroate, me shumë ”pleq” në formacion, arriti të shënonte fitore me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Ante Budimir i dha epërsinë Kroacisë, me golin e shënuar në minutën e 26-të.

Ndërsa fitoren e siguroi Ivan Perisic, me një gol të bukur në 45+1.

Franca do të ketë të vështirë ta përmbys këtë rezultat në ndeshjen e kthimit, e cila zhvillohet të dielen në “Stade de France”, më fillim nga ora 20:45./IndeksOnline/