Gjermania fiton me përmbysje ndaj Italisë midis ”San Siros”

Gjermania ka marr një fitore të madhe ndaj Italisë në udhëtim, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kombeve.
Edhe pse ”Azurët” e nisën mirë ndeshjen, Gjermania përmbysi rezultatin duke shënuar fitore në ”San Siro”, me rezultat 1-2, shkruan IndeksOnline.
Sandro Tonali i dha epërsinë Italisë, qysh në minutën e 9-të, dhe me rezultat 1-0 u mbyll pjesa e parë.
Tim Kleindienst barazoi shifrat në minutën e 49-të.
Golin e fitores për Gjermaninë e shënoi Leon Goretzka, në minutën e 76-të.
Kjo është një fitore e rëndësishme për kombëtaren gjermane, para ndeshjes së kthimit e cila zhvillohet të dielen në stadiumin “Signal Iduna Park”, më fillim nga ora 10:45./IndeksOnline/