75 Mall Live Search
08:39 / E Premte, 21 Mars 2025 / G T

Heroi Aro Muric: Kemi mundësi të mira për të vazhduar në Ligën B

Kombëtarja e Kosovës mbrëmë shënoi fitore 2:1 ndaj Islandës, në ndeshjen e parë të play-offit të UEFA Nations League.

Portieri, Aro Muric bëri disa pritje fantastike për ta mbajtur në epërsi ekipin “dardan”, shkruan Indeksonline

Pas ndeshjes, Aro tha se ky ekip e meriton të luajë në Ligën B.

“Ajo që kemi treguar është se kemi skuadër që po zhvillohet shumë. Kemi mundësi të mira për të avancuar në Ligën B”, u shpreh Aro Muric

Kujtojmë që ndeshja e kthimit zhvillohet të dielën në Murcia të Spanjës./Indeksonline/