Tri raste të dhunës në familje brenda gjashtë orëve në Pejë

Në Pejë janë raportuar tri raste të dhunës në familje brenda gjashtë orëve.
Sipas një njoftimi nga policia rasti i parë ka ndodhur në orën 09:50 minuta kur një grua ka njoftuar se në vazhdimësi është duke u keqtrajtuar psikikisht dhe fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rasti i dytë ka ndodhur rreth orës 15:00 ku viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovarë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa rasti i tretë ka ndodhur 45 minuta më vonë ku viktima femër kosovare ka njoftuar se është keqtrajtuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar.
Më 20.03.2025 është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Indeksonline/