75 Mall Live Search
10:17 / E Premte, 21 Mars 2025 / A. M.

U kritikua për mbajtje koncertesh gjatë shtatzënisë – reagon Dafina Zeqiri!

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka reaguar karshi kritikave nga ndjekësit për mbajtjen e koncerteve gjatë periudhës së shtatzënisë.

Ajo ka mohuar që angazhimet muzikore në këtë pikë të jetës t’i bëjë për të mira materiale.

Sipas Dafinës, koncertet ajo po i mban nga dashuria e pastër për muzikën, të cilën ajo e konsideron edhe si “terapi”.

Ndiqeni mëposhtë reagimin e plotë të Dafinës:

“Unë jam shtatzënë dhe vazhdoj të përformoj në koncerte, sepse kjo është arsyeja përse e kam nisur këtë rrugëtim që në fillimet e mia. Që nga fëmijëria, performanca dhe muzika kanë qenë terapi për mua – më kanë ndihmuar të përballem me depresionin, të shprehem lirshëm dhe të përballoj sfidat e jetës, qofshin ato emocionale apo fizike. Edhe kur nuk jam ndier mirë, skena ka qenë vendi im i shërimit”.

“E bëj këtë punë jo për para, por nga dashuria e pastër për muzikën dhe artin. Besoj se çdo grua ka të drejtën dhe fuqinë të vazhdojë karrierën e saj gjatë shtatzënisë, për sa kohë është e shëndetshme dhe ka një shtatzëni të sigurt. Të jesh shtatzënë nuk do të thotë se je e sëmurë apo se duhet të ndalosh jetën tënde”.

“Fatkeqësisht, disa njerëz – sidomos disa burra – nuk e kuptojnë këtë dhe ndoshta edhe ndjejnë një lloj xhelozie. Ata vazhdojnë të punojnë e të ndjekin qëllimet e tyre, dhe një grua mund të bëjë të njëjtën gjë, madje edhe më shumë. Gratë kanë një forcë të jashtëzakonshme: ato mund të vazhdojnë përpara pavarësisht ndryshimeve hormonale, shtimit në peshë apo netëve pa gjumë. Dhe unë jam një dëshmi e kësaj fuqie”.