75 Mall Live Search
10:27 / E Premte, 21 Mars 2025 / S Z

Detaje të reja për gruan që abortoi me dyshimet për dhunim, ishte në javën e 21 të shtatëzanisë

Një grua raportohet se ka kryer një abort në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

 Por rasti me vendim të prokurorit është inciuar si dhunim.  Ndërsa nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me rastin.

“DHUNIM. Prishtinë. Më 20.03.2025 raportohet se viktima femër kosovare ka kryer abortin në Klinikën Gjinekologjike. Me vendim të prokurorit është inicuar rasti si më lartë dhe është duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në njoftimin e policisë..

Ndërkaq burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se pacientja e cila është sjell në QKUK nga Gjilani për abort, kishte probleme  mendore.

Sipas të njëjtave burime ajo ishte në javën e 21 të shtatzënisë dhe se ishte me të meta të rënda mendore, si edhe kishte vështirësi në të dëgjuar dhe në të folur./Indeksonline/