6 javë pas vrasjes makabre të tij, nesër varroset Bekim Vari

Janë bërë 6 javë që kur Bekim Vari u gjet i groposur në male të Manastircit, në Ferizaj.
I dyshuar kryesor për vrasjen e 38-vjeçarit është shoku i tij, 27-vjeçari Leutrim Fejza.
Deri më tani, trupi i pajetë i Varit ka qëndruar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, duke iu bërë obduksioni nga ekspertët, shkruan IndeksOnline.
Ndërkohë, burime të IndeksOnline pranë familjes pohojnë se Vari do të varroset nesër.
Trupi i tij do të pushojë në varrezat e Zazkokut, teksa ceremonia mortore do të fillojë në ora 16:00.