75 Mall Live Search
14:59 / E Shtunë, 22 Mars 2025 / FR

35 vjet nga helmimi i nxënësve, qytetarët marshojnë në sheshin e Podujevës

35 vjet më parë, mijëra nxënës u helmuan nga gazrat toksike në shkollat e Kosovës.

Gjatë ditës së sotme organizata OJQ “Rojat e Kohës”, kanë organizuar një marshë në kujtim të nxënësve që u helmuan.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga sheshi i komunës së Podujevës, ku janë mbledhur një numër i lartë i qytetarëve të nderuar viktimat.

Kujtojmë se, helmimet në Kosovë me gazra toksike në pranverën e vitit 1990, rezultuan si një doktrinë shfarosëse e përgatitur nga shërbimi sekret ushtarak serb, ku u helmuan me mijëra të rinj, kryesisht nxënës e në mesin e tyre kishte edhe foshnja në entet parashkollore.

Në marsin dhe prillin e vitit 1990, më shumë se 7 mijë fëmijë shqiptarë të shkollave të Kosovës kërkuan ndihmën mjekësore nëpër qendrat mjekësore të Kosovës dhe ambulanca të improvizuara me shenja helmimi. Mjekët serbë në disa spitale refuzonin që të pranonin fëmijët e helmuar.

Qeveria jugosllave asokohe doli me kumtesë zyrtare se në Kosovë nuk pati helmim, por e gjithë kjo ishte “një inskenim i përgatitur nga separatistët shqiptarë”.

Më poshtë mund të shihni pamje./IndeksOnline/