75 Mall Live Search
16:24 / E Shtunë, 22 Mars 2025 / G T

“Do të flas unë me Dukën”, kapiteni Gjimshiti bisedoi me tifozët shqiptarë në “Wembley”

Kombëtarja e Shqipërisë e nisi me humbje fazën parakualifikuese në Kupën e Botës 2026, pasi u mposht 2:0 ndaj Anglisë.

Kapiteni Berat Gjimshiti bisedoi me tifozët shqiptarë pas përfundimit të ndeshjes ndaj “Tre Luanëve”, shkruan Indeksonline

Ata u ankuan te kapiteni se si FSHF-ja “bllokoi” biletat për Tifozat Kuq e Zi, pasi nuk ka më rezervime, por vetëm duhet blerë në sistemin ‘online’.

Gjimshiti: “Si, nuk ju lanë këtu apo atje në Shqipëri? Në rregull, unë do të flas me Armand Dukën”.

Kujtojmë që Shqipëria ndeshjen e radhës e zhvillon në shtëpi, ndaj Andorrës të hënën./Indeksonline/