Real Madridi arrin të mposhtë Barcelonën për herë të parë në “El Clasicon” e grave

Sapo ka përfunduar ndeshja e “El Clasicos” mes Real Madridit dhe Barcelonës në futbollin e grave.
Real Madridi, ka arritur të mposht rivalin e përbetuar Barcelonën në “Montjuic” me rezultat 1-3.
Kjo është edhe fitorja e parë e Realit në “El Clasico”, pas një dominimi total të vashave të Barcelonës ku kishin fituar të gjitha 27 përballjet që kishin pasur në të gjitha garat.
Golat e kësaj ndeshje u shënuan nga Alba Redondo në minutën e 41-të dhe Weir në minutën e 87-të dhe 90-të, ndërsa për Barçën shënoi Hansen në minutën e 67-të./IndeksOnline/