Lëndohet Vesel Demaku, e zëvendëson Lindon Emërllahu

Kombëtarja e Kosovës është duke luajtur ndeshjen e kthimit në play-offin e UEFA Nations League.
Në minutën e 54’të, trajneri Franco Foda u detyrua të bënte një zëvendësim, shkruan Indeksonline
Mesfushori Vesel Demaku pësoi një lëndim dhe u largua nga fusha.
Vendin e tij e zuri ish-lojtari i Ballkanit, Lindon Emërllahu.
Kujtojmë që Kosova po fiton 2:1 ndaj Islandës edhe në ndeshjen e kthimit./Indeksonline/
