75 Mall Live Search
08:04 / E Hënë, 24 Mars 2025 / mp

Theret me thikë një 66-vjeçar në Mitrovicë

Një person është therur me thikë mbrëmë në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë, që dyshohet se erdhi pasn jë përleshje.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, duke bërë të ditur se i theruri me thikë është një 66-vjeçar.

“Rreth orës 20:20, policia  ka pranuar informatën për një person të lënduar  në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë. Bazuar në të dhënat fillestare, bëhet e ditur se pas një përleshje lëndime nga një mjet i mprehtë ka pësuar viktima mashkull kosovar rreth 66-vjeçar”, thuhet në konfirmim.