75 Mall Live Search
10:01 / E Hënë, 24 Mars 2025 / k.v

Policia konfiskon armë pas të shtënave në Podujevë, dy persona në mbajtje

Një incident me armë zjarri ka ndodhur të dielën në Podujevë, rreth orës 12:30, ku pas pranimit të informatës për të shtëna, Policia e Kosovës ka ndaluar për kontroll një veturë me targa vendi. 

Brenda veturës ndodheshin dy persona të dyshuar, të cilët janë ndaluar dhe kontrolluar nga njësitë policore, transmeton IndeksOnline.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe konfiskuar dy revole dhe 15 fishekë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar pesë gëzhoja si prova materiale. 

Sipas policisë, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe hetimet për rastin po vazhdojnë./IndeksOnline/