FSK bënë homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan

Me rastin e shënimit të 27 vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit”, sot oficerë të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes, kanë bërë homazhe në kompleksin memorial në Gllogjan.
Kjo në nderim të të rënëve dhe luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Po ashtu theksojmë se sot Gllogjanin e kanë vizituar përsonalitet të larta shtetërore për të nderuar të rënët me rastin e 27 vjetorit të Epopësë./Indeksonline/