75 Mall Live Search
17:48 / E Hënë, 24 Mars 2025 / Z S

Policia jep detaje të reja për vrasjen e dyfishtë në Stanoc të Vushtrrisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vushtri. Një burrë ka vrarë një grua ndërsa më pas ka vrarë edhe vetën.

Lidhur me këtë rast kanë folur edhe nga Policia e Kosovës.

”Sot, rreth orës 14:56, policia ka pranuar informatën për një vrasje të ndodhur në fshatin Stanovc të Vushtrrisë.Bazuar në hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes dyshohet se kryesi i veprës,  dorasi 58-vjeçar me iniciale A.M., ka qëlluar për vdekje viktimën femër, 42-vjeçare me iniciale N.H.,  e më pas i dyshuari ka qëlluar edhe veten.Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë .  Me urdhër të Prokurorit, dy trupat e pajetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion” ka thënë nga Policia.

Hetuesit policorë nën udhëheqjen e prokurorit po vazhdojnë  hetimet për  veprat penale ” Vrasje  e rëndë ‘ dhe ” Vetëvrasje”./Indeksonline/