75 Mall Live Search
21:30 / E Hënë, 24 Mars 2025 / L A

Mbyllet pjesa e parë, Shqipëria në epërsi ndaj Andorrës

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Andorrës e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

“Kuqezinjtë”, po udhëheqin ndaj Andorrës me rezultat 2-0, me të dy golat të shënuara nga Rey Manaj, në minutën e 9-të dhe 19-të të ndeshjes.

Momentalisht, Shqipëria ngjitet në pozitën e 2-të të grupit K në kualifikuese për Botërorin 2026./IndeksOnline/