75 Mall Live Search
09:13 / E Martë, 25 Mars 2025 / Z S

Arrestohet një person për “vrasje në tentativë”

Një person është arrestuar në Prizren pasi së bashku me një tjetër të dyshuar kanë sulmuar një person.

Sipas njoftimit, viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ai në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër, i cili është në arrati, kanë sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”./Indeksonline/