75 Mall Live Search
08:51 / E Mërkurë, 26 Mars 2025 / L A

Raul Asencio vazhdon kontratën me Realin

Askush nuk e kishte menduar zhvillimin e mbrojtësit Raul Asencio te Reali.

22-vjeçari, që nga debutimi i tij ndaj Osasunës në nëntor pas lëndimit të Militaos, është shndërruar në një figurë kyçe për Realin.

Si rrjedhojë e kësaj ishte ftuar edhe nga Spanja, për ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kombeve.

Mirëpo siç raporton Fabrizio Romano, Real Madridi ka vendosur të shpërblejë Asencion me një kontratë të re, e cila do ta shohë spanjollin te “madrilenët” deri në qershor të vitit 2029.

Asencio, këtë sezon ka bërë 29 paraqitje me Realin duke bërë edhe 2 asistime./IndeksOnline/