75 Mall Live Search
09:45 / E Mërkurë, 26 Mars 2025 / MSH

Në këto zona të Prishtinës do të ketë punime në rrjetin e ujësjellësit

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të intervenojnë sot në disa zona të Prishtinës.

Ekipet do të kryejnë punime për të përmirësuar rrjetin e ujësjellësit, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit, ndërhyrjet do të bëhen në këto rrugë: “Bajram Kelmendi”, “Sokol Sopi”, “Hyzri Talla”, “Shyt Marevci”, “Tringë Smajli”, “Rrustem Hyseni”, “Dervish Cara” dhe “Ahmet Korenica”.