75 Mall Live Search
12:55 / E Mërkurë, 26 Mars 2025 / L A

A ka kush e ndal Oklahoman, shtatë fitore me radhë për liderin

Oklahoma City Thunder ka fituar ndaj Sacramento Kingsit me rezultat 105:121 duke e shënuar fitoren e shtatë rresht.

Favoriti për MVP, Shaun Gilgeous Alexander, realizoi 32 pikë për OKC-në, ndërkaq Keegan Murray pati më së shumti te Mbretërit, 28 sosh.

Kjo ishte fitorja e 60-të e Oklahomës pas 72 xhirosh, e që zë pakontestueshëm vendin e parë në Konferencën Perëndimore.

Nga ana tjetër, për Sacramento Kings që zënë vendin e nëntë kjo ishte humbja numër 37.