75 Mall Live Search
18:18 / E Mërkurë, 26 Mars 2025 / S Z

Zelensky mbërrin në Paris para samitit për Ukrainën

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Paris përpara samitit evropian ku do të diskutohet për Ukrainën, e i cili, sipas zëdhënësit të tij, është planifikuar për nesër.

Presidenti francez, Emmanuel Macron po pret nesër një grup liderësh evropianë për të diskutuar mbi Ukrainën dhe sigurinë në Evropë, raporton Sky News.

Ndërkaq, lideri ukrainas pritet të ketë një takim me Macron gjatë ditës së sotme.