AP shkruan për kurthin që i ngritën komedianët rusë Kurtit

Mediat ndërkombëtare po raportojnë sesi kryeministri i Kosovës Albin Kurti ra në një prank të dy komedianëve rusë, duke pretenduar se po ishte presidenti i Letonisë
Mediumi “AssociatedPress”, duke cituar zyrën e kryeministrit, transmeton justifikimin e kabinetit të Kurtit që “Kurti ka pasur shumë telefonata në rastin e fitores së zgjedhjeve të 9 shkurtit, sa kanë pasur të pamundur të verifikojnë në detaje çdo telefonatë”.
AP, tregon edhe për përmbajtjen e bisedës, duke thënë se është folur edhe për Serbinë e Rusinë.
Po ashtu, përmendet edhe fakti që akoma nuk janë certifikuar rezultatet zgjedhore, e që pastaj presidentja e Kosovës do t’i kërkojë Kurtit të fillojë përpjekjen për formimin e Qeverisë./Indeksonline/