Momenti kur një pjesëtar i stafit të Brazilit po i thoshte portierit të bënte kinse është lënduar

Kombëtarja e Brazilit u mposht dje ndaj Argjentinës me shifrat 4:1, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës.
Një video po qarkullon në rrjetet sociale, ku shihet një pjesëtar i stafit të Brazilit duke iu afruar portierit, Bento, shkruan Indeksonline
Ai po i thoshte portierit të bënte kinse i lënduar, në mënyrë që trajneri Dorival Junior të fliste me lojtarët e tij.
Bento e bëri këtë gjë, por taktikat e Dorivalit sërish nuk paten sukses, skuadra e tij u turpërua në derbi./Indeksonline/