Aventura te Kosova, 16-vjeçari Lirjon Abdullahu: Ishte e pabesueshme, haja mëngjes me lojtarë të kombëtares!

Franco Foda, trajneri i Kombëtares së Kosovës bëri një befasi në listën e ndeshjeve për muajin mars, kur e ftoi lojtarin e skuadrës amatore në Gjermani, Stuttgarter Kicker, Lirjon Abdullahu.
Megjithatë 16-vjeçari nuk pati asnjë minut, por për të ishte diçka e pabesueshme të udhëtonte me ekipin kombëtar, shkruan Indeksonline
Me t’u rikthyer në Gjermani, Abdullahu bëri një intervistë për faqen zyrtare të klubit të tij.

Ai u shpreh tejet i lumtur që ishte pjesë e këtij grumbullimi edhe pse nuk luajti fare.
“Kur mora ftesën nuk mund ta besoja, u trondita, por njëkohësisht isha krenar. Kam qenë me ekipin për nëntë ditë. Ishte thjesht e pabesueshme. Rrija ulur në tavolinë me lojtarët e kombëtares, haja mëngjes me ta”, u shpreh fillimisht Abdullahu
Ai më pas tregoi pse nuk luajti asnjë minutë për Kosovën në dy ndeshjet ndaj Islandës.
“Në fakt kjo ftesë më ka nxitur që unë të kem ambicie më të larta. Kërkesat janë shumë të larta dhe e kupton që duhet të përmirësohesh akoma. Për shembull, duhet të jesh më i etur për të vrapuar. Por e kam kuptuar se ia vlen çdo stërvitje”, vazhdoi djaloshi 16-vjeçar.
Kujtojmë se pasi u ftua te Kosova, Lirjon Abdullahu mori kontratën e parë profesionale nga skuadra gjermane./Indeksonline/
