75 Mall Live Search
12:33 / E Enjte, 27 Mars 2025 / MSH

Ambasada amerikane paralajmëron emigrantët ilegalë: Kush shkel ligjin amerikan do të kthehet në vend të tij ose do të përballet me akuza

Ambasada amerikane ka bërë një paralajmërim të rreptë për të gjithë emigrantët ilegalë.

Duke cituar sekretaren e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, që deklaroi se “nëse po konsideroni të hyni ilegalisht në Amerikë, as mos e mendoni”, Ambasada amerikane ka shkruar:

“Hyrja e paligjshme në Shtetet e Bashkuara nuk është një opsion. Ata që shkelin ligjin amerikan do të kthehen në vendin e tyre ose do të përballen me akuza penale”.