75 Mall Live Search
07:40 / E Premte, 28 Mars 2025 / Z S

Hamza mban konferencë për media

Ditën e djeshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri certifikimin e rezultatit zgjedhor të 9 shkurtit.

Lidhur me këtë kandidat për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza ka thirrur konferencë për media.

Konferenca sipas komunikatës do të mbahet në orën 11:00 në selinë qendrore të PDK-së.

Theksojmë se Hamza ka dorëzuar dje kërkesën e tij në KQZ për të hequr dorë nga mandati i deputetit.

Hamza ka zgjedhur të qëndrojë në pozitën e kryetarit të Komunës së Mitrovicës edhe pse kanë mbetur shumë pak muaj deri në përfundimin e mandatit të tij.

Në kuvend, Hamza do të zëvendësohet nga kandidati për deputet, Rashit Qalaj./Indeksonline/