75 Mall Live Search
08:28 / E Premte, 28 Mars 2025 / Z S

Tërmet i fuqishëm në Mianmar, panik në Bangkok

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 goditi Mianmarin Qendror të premten pasdite, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara.

Ai u pasua nga një pasgoditje e dytë e fortë prej 6.4 ballësh rreth 12 minuta pas tërmetit fillestar, sipas USGS-ja.

Lëkundjet e forta u ndjenë edhe në kryeqytetin tajlandez Bangkok, ndërsa qindra njerëz dolën mes panikut nga ndërtesat në rrugë.

Tërmeti, me magnitudë 7.7 ballë, goditi disa vende në Azinë Juglindore: Bangladesh, Indi, Laos, Tajlandë.