75 Mall Live Search
08:50 / E Premte, 28 Mars 2025 / S Z

Aksident ndërmjet dy veturave në Gllarevë, lëndohen dy persona

Ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet dy veturave mëngjesin e sotëm në fshatin Gllarevë.

Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e aksidentit.

Në pamjet të cilat i posedon Indeksonline shihen veturat e aksidentuara, të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme. Njëra prej të cilave ka përfunduar jashtë rrugës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai shtoi se të lënduarit janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 07:45, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Gllarevë-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore të njëjtit janë dërguar ne QMF-Klinë, për tretman mjekësor”, tha Rugova.