75 Mall Live Search
11:55 / E Premte, 28 Mars 2025 / mp

Miss-i transgjinor, tërhiqet nga konkursi i bukurisë pasi regjisori ishte me Donald Trumpin

Bella Bautista, 22 vjeçe dhe fituese e titullit “Miss Buckhead 2025”, ka vendosur të tërhiqet nga gara për “Miss Georgia USA”, duke hequr dorë nga mundësia për të qenë konkurrentja e parë transgjinore në këtë konkurs bukurie.

Studente e ekonomisë dhe historisë, Bautista e shpalli vendimin e saj, më 18 mars në Instagram, ku njoftoi se po kthehen kurorën e saj.
”Me zemër të rëndë, zyrtarisht heq dorë nga titulli’, shkroi ajo në postimin e saj.

Ajo shpjegoi se aplikimi për konkursin kishte pasur qëllimin të thyejë barrierat dhe të frymëzojë të tjerët, por pas reflektimit të thellë, ajo arriti në përfundimin se vlerat e organizatës nuk përputheshin më me misionin e saj për përfshirjen dhe një botë pa diskriminim. Bautista u inspirua për të marrë pjesë në konkursin “Miss Georgia USA” pas pjesëmarrjes së dy konkurrenteve transgjinore në Miss Universe 2023, përfshirë Miss Portugalinë, e cila arriti në top 20. Ajo shprehu entuziazmin për mundësinë që tregon se gratë transgjinore mund të arrijnë në skenat ndërkombëtare.

Një faktor kyç që ndikoi në vendimin e saj ishte mbështetja politike e drejtoreshës së konkursit, Kim Greenwood, për presidentin Donald Trump, e cila i shkaktoi shqetësime për sigurinë dhe mirëpritjen e saj si një grua transgjinore në një shtet konservator si Gjeorgjia.

Megjithatë, Bautista mbetet optimiste dhe shprehu se udhëtimi i saj në botën e konkurseve nuk ka përfunduar.
Ajo do të marrë pjesë në konkursin për “Miss Supranational Tennessee”, duke theksuar se mundësitë janë të panumërta.
”Kur mbyllen dyer, hapen të tjera”, tha ajo, duke vazhduar të luftojë për të drejtat e personave transgjinorë.