Shkëmb Manaj emërohet nënkryetar i kryeqytetit

Shkëmb Manaj nga sot, është nënkryetar i kryeqytetit. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës Përparim Rama në “Facebook”.
Me një përkushtim të thellë për të mirën e qytetarëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të kryeqytetit, ai është një model i dedikimit në çdo hap të jetës së tij profesionale.
Në të gjitha etapat e karrierës së tij, Shkëmb Manaj ka ruajtur integritetin e tij të palëkundur. Vlerat e tij familjare dhe kombëtare janë thelbësore në çdo vendim që merr, duke përfaqësuar me dinjitet dhe përkushtim qytetarët e vendit të tij.
Ai vazhdon të përfaqësojë unitetin, bashkëpunimin dhe solidaritetin si themele të një shoqërie të zhvilluar dhe të qëndrueshme.
Me punën e tij të deritashme, ai ka ndihmuar në zhvillimin e një shoqërie ku secili ndjehet i respektuar dhe i vlerësuar. Jam i sigurt se do të vazhdoj të kontribuoj dhe të përfaqësoj këto vlera edhe si nënkryetar i kryeqytetit, duke punuar për një të ardhme më të mirë dhe më të ndritur për qytetarët.