Manaj do të jetë nënkryetari i ri i Prishtinës, premton angazhim dhe përkushtim

Shkëmb Manaj do të jetë nënkryetar i Komunës së Prishtinës.
Pasi Alban Zogaj u lirua nga kjo detyrë, për të marrë atë të deputetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Manaj me kënaqësi pranoi postin.
“Është nder dhe përgjegjësi e madhe të vazhdoj t’i shërbej qytetarëve të Kryeqytetit, ashtu siç ju kam shërbyer për mbi tri vite radhazi nga funksioni i këshilltarit të kryetarit Rama! Do të angazhohem me përkushtim për zhvillimin dhe mirëqenien e Kryeqytetit, duke u angazhuar se bashku me kolegët brenda administratës tonë për realizimin e projekteve zhvillimore të Prishtinës, të cilat janë në funksion për një jetë me të mirë për të gjithë qytetarët pa dallim!”, shkroi Manaj.
Ky është postimi i plotë i tij:
Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se sot me mbështetjen e Kryetarit të LDK-së z. Lumir Abdixhiku dhe me vendimin e Kryetarit të Kryeqytetit, z.Perparim Rama kam marr përgjegjësi të re, atë të Nënkryetarit të Prishtinës – Kryeqytetit të Republikës tonë! Ju jam mirënjohës për besimin e dhënë për ushtrimin e këtij funksioni me përgjegjësi të lartë jetësore!
Është nder dhe përgjegjësi e madhe të vazhdoj t’i shërbej qytetarëve të Kryeqytetit, ashtu siç ju kam shërbyer për mbi tri vite radhazi nga funksioni i këshilltarit të Kryetarit Rama! Do të angazhohem me përkushtim për zhvillimin dhe mirëqenien e Kryeqytetit, duke u angazhuar se bashku me kolegët brenda administratës tonë për realizimin e projekteve zhvillimore të Prishtinës, të cilat janë në funksion për një jetë me të mirë për të gjithë qytetarët pa dallim!
Miq të çmuar,
Plot 17 305 vota për mua në një proces zgjedhor për zgjedhjet nacionale, janë rezultat i angazhimit tim permanent për të mirën e vendit tonë, kudo që i kam shërbyer. Prandaj, falënderimi ju takon qytetarëve dhe strukturave tona që me zemër me kanë mbështetur në vazhdimësi, të cilëve edhe sot ju garantojë që pavarësisht sfidave, do të jem përherë në funksion të tyre, në funksion të LDK-së dhe përmes saj në funksion të shtetit të Kosovës. Nuk ka forcë që na ndal nga rruga e jonë e drejtë dhe ne jemi të palekundur në përcaktimin tonë!