Zëdhënësi i KQZ-së, Elezi, në Uashington: “Shtëpia e Bardhë” dhe “Capitol Hill” dy vendet ku mori mbështetje ndërkombëtare rruga për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka treguar me anë të një postimi në Facebook se është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të një programi të mbështetur nga Zyra e Kongresit Amerikan për Udhëheqësinë Ndërkombëtare (Congressional Office for International Leadership).
Në Uashington, ai ka vizituar “Shtëpinë e Bardhë” dhe “Capitol Hill”, dy vendet me rëndësi të madhe për historinë e Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi. Postimi i plotë: “White House” dhe “Capitol Hill” janë dy vendet ku mori mbështetje ndërkombëtare rruga e popullit tonë për liri dhe pavarësinë e Kosovës.
Është jashtëzakonisht emocionuese t’i vizitosh këto vende, ku, në një kohë jo shumë të largët, çështja e Kosovës u bë pjesë e agjendës në politikën ndërkombëtare.
Historia na ka mësuar, veçanërisht ne shqiptarëve, se sa e vështirë është të të dëgjohet zëri në një botë të ndërlikuar të marrëdhënieve ndërkombëtare.