75 Mall Live Search
18:02 / E Shtunë, 29 Mars 2025 / G T

Zyrtare: Rapidi i Bucurestit prezanton Drilon Hazrollajn, mbetet i huazuar te Malisheva deri në fund të sezonit

Skuadra nga elita e futbollit të Rumanisë, Rapid Bucuresti ka prezantuar Drilon Hazrollajn.

Mesfushori i Malishevës më në fund ka bërë një lëvizje të madhe, duke firmosur kështu me klubin rumun, shkruan Indeksonline

Hazrollaj ka firmosur kontratë me Rapidin deri në vitin 2027/28, me mundësi vazhdimi.

Futbollisti gjatë këtij sezoni me Malishevën ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë tri asiste. Ai do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës deri në fund të këtij sezoni./Indeksonline/