75 Mall Live Search
18:44 / E Shtunë, 29 Mars 2025 / G T

Drilon Hazrollaj: Do jap gjithçka për këtë skuadër, mezi pres të luaj!

Skuadra nga elita e futbollit të Rumanisë, Rapid Bucuresti ka prezantuar Drilon Hazrollajn.

Mesfushori i Malishevës më në fund ka bërë një lëvizje të madhe, duke firmosur kështu me klubin rumun, shkruan Indeksonline

Hazrollaj ka firmosur kontratë me Rapidin deri në vitin 2027/28, me mundësi vazhdimi.

Për faqen “Rapid TV”, Hazrollaj u shpreh tejet i lumtur që ka firmosur me klubin rumun.

“Jam shumë i lumtur që i bashkohem Rapidit, një klub me histori mbresëlënëse dhe tifozë të jashtëzakonshëm. Do të jap gjithçka për ekipin. Mezi pres të luaj për këta tifozë fantastikë”, ishin fjalët e para të Hazrollaj si lojtar i Rapidit

Futbollisti gjatë këtij sezoni me Malishevën ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë tri asiste. Ai do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës deri në fund të këtij sezoni./Indeksonline/