Aksidentohen dy vetura në rrugën “B”

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën “B”, në Prishtinë.
IndeksOnline raporton se dy vetura janë aksidentuar mes vete.
Rastit i janë përgjigjur njësitet policore, të cilat kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes.
Pranë vendit të ngjarjes kanë arritur edhe ekipet mjekësore nga Emergjenca e QKUK-së, për t’iu dhënë ndihmën e parë pacientëve.
Akoma nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti./IndeksOnline/