75 Mall Live Search
00:05 / E Diele, 30 Mars 2025 / MSH

Javën e ardhshme vijon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Javën e ardhshme do të vijojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit do të ketë seanca nga e martja deri të premten, me të gjitha që fillojnë në ora 09:00, shkruan IndeksOnline.

Në javën që po lëmë pas, dëshminë e përfundoi dëshmitari i 125-të, i cili deklaroi në seancë të mbyllur.

Dëshmia e këtij personi, identiteti i të cilit u mbrojt, u bë përmes video-lidhjes./IndeksOnline/