Barazoi Ronaldon me gola në sezonin e parë, Mbappe: Ai më këshillon shumë…

Kylian Mbappe ka barazuar shifrat e Cristiano Ronaldos me gola në sezonin e parë me Real Madridin, me dy golat që shënoi mbrëmë.
Francezi foli pas fitores 3-2 kundër Leganes, shkruan IndeksOnline.
“Ishte një ndeshje e vështirë, pas angazhimeve me kombëtaret, gjithmonë eshtë e vështire te kthehesh ne fushe me klubin. E dimé çfarë duhet te bëjme çdo herë, te fitojme. E nisem mirë, shenuam golin e parë, edhe pse më pas për 20 minuta nuk luajtëm mire. E dinim që, nëse do të luanim mire, do të shenonim dy gola dhe do te permbysnim ndeshjen, ashtu sikurse ndodhi”.
“Kemi punuar per kete disa javë me parë me stafin. E dija që mund ta godisja në atë anë dhe ne atë menyrë. Pashe hapesirën dhe shokët e ekipit më lanë ta godisja. Ishte një perpjekje e perbashkët me stafin. Jemi të gjithe bashke, jemi nje familje. Edhe festa me Llopis (pergatitesi i portierëve) ishte një menyre per ta treguar kêtë”, tha Mbappe për Real Madrid Tv.
Ai foli edhe për barazimin e Ronaldos me gola, gjithsej 33, në sezonin e parë.
“Eshtë diçka shumë e veçante. Jam i sigurt se gjëja me e rëndesishme janë rezultatet që arrin me skuadrën, por te shenosh po aq gola sa Cristiano eshtë gjithmone dicka pozitive. E dimë sfare perfaqeson ai për Real Madridin dhe për mua. Më jep shume keshilla, ka shënuar shumë gola. Dua të fitoj trofe këtu”. tha ai. /IndeksOnline.