75 Mall Live Search
12:49 / E Hënë, 31 Mars 2025 / L A

Arteta konfirmon rikthimin e Sakas, mund të luaj ndaj Fulhamit

Lajm i mirë për skuadrën e Arsenalit para ndeshjes së nesërme në Premier League.

Ylli i skuadrës, është rikthyer nga lëndimi dhe me shumë gjasë pritet që të startojë në ndeshjen ndaj Fulhamit.

Këtë e konfirmoi edhe trajneri spanjoll, Mikel Arteta

“Bukayo është gati! Ai tashmë mund të fillojë kundër Fulham, po… është një mundësi dhe ne do ta shohim atë nesër”.

“Të gjitha gjërat e kujdesshme që ai tashmë ka bërë kështu që ka të bëjë me vendosjen e tij në bar në momentin e duhur. Ai po shtyn pasi Bukayo e dëshiron vërtet”, tha Arteta.

Saka, kishte qenë i lënduar që nga dhjetori i vitit të kaluar, në ndeshjen ndaj Crystal Palace.

Kujtojmë se nesër Arsenali, do të zhvillojë ndeshjen ndaj Fulhamit në “Emirates”, në orën 20:45./IndeksOnline/