Amorim pyetet rreth formës së mirë të Rashfordit, ja përgjigja e tij

Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim ka qenë së fundi në një konferencë shtypi.
Amorim, u pyet gjithashtu për lojtarët që i huazoi në janar, mes tyre për Marcus Rashford i cili po shkëlqen në huazim te Aston Villa.
“Jam i fokusuar te ekipi im dhe lojtarët e mi. Rashford nuk është lojtari im për momentin”. “Por sigurisht që jam i lumtur kur lojtarët tanë luajnë mirë në huazim”, shprehet Amorim.
“Djajtë e Kuq”, do të luajnë nesër si mysafir në “City Ground”, ndaj Nottingham Forestit me ndeshjen që luhet në orën 21:00./IndeksOnline/