75 Mall Live Search
08:42 / E Martë, 01 Prill 2025 / AR

Justin Bieber nën ndikimin e dro*gës? Shqetësohen fansat

Pamjet e Justin Bieberit po qarkullojnë në rrjetet sociale kur këngëtari po incizonte veten live në Instagram dhe sjellja e tij ka shqetësuar sërish fansat.

Bieber publikoi demo këngëve të reja në Instagram në një transmetim të drejtpërdrejtë dhe klipet vërshuan në X dhe rrjetet e tjera sociale, transmeton Indeksonline.

Në pamje, Bieber është pa këmishë dhe duket i mërzitur teksa luan muzikë dhe lëkundet. Shikojeni videon.

Madje, në një moment ai ka vendosur edhe një batanije në kokë dhe për shkak të sjelljes së tij shqetësuese, shumë komentojnë se dukej si të ishte i droguar.

“Kjo është shqetësuese”. “Shpresoj që ai të marrë ndihmë profesionale”. “Kjo është shumë e trishtueshme”. “Ai nuk është mirë dhe është kaq e dukshme dhe shpresoj që të marrë ndihmë…kjo nuk është e drejtë”. “Ai ka nevojë për ndihmë”, janë disa nga komentet e fansave. /Indeksonline/