Ranieri synon rekordin e madh ndaj Juventusit

Claudio Ranieri ka arritur shtatë fitore me radhë me Romën në Serien A.
Këtë e kishte arritur edhe në vitin 2009. Por ndaj Juventusit, trajneri veteran italian synon një rekord të madh, fitoren e tetë me rresht në ligë.
Në stolin numër 1,333 të karrierës së tij, të dielën në mbrëmje ai mund të thyejë rekordin e tij të fitoreve të njëpasnjëshme si trajner.
Në rast se arrin këtë fitore, gjasat për të zënë top 4-shen do të rriten në maksimum./Indeksonline/