75 Mall Live Search
09:09 / E Martë, 01 Prill 2025 / S Z

Shekerinska: Bashkëpunimi NATO-BE, çelësi i suksesit për Ballkanin

Zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka njoftuar se ka takuar përfaqësuesin special të BE-së për dialogun në mes të Kosovës e Serbisë, Peter Sørensen.

Shekerinska ka thënë se vazhdimi i bashkëpunimit NATO-BE është çelësi për ruajtjen e stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Është kënaqësi të takohem me Peter Sørensen, përfaqësuesin special të BE-së për dialogun. Vazhdimi i bashkëpunimit NATO-BE është çelësi për ruajtjen e stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Shekerinska në X.